Aksident i frikshëm në Elbasan/ Makinat bëhen copë, 4 të plagosur…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në zonën e Bradasheshit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe si rrjedhojë janë lënduar 4 persona. Dy prej tyre janë femra. Ata janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se dy prej tyre kane marrë lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore dhe 2 të tjerët thyerje gjymtyrësh.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa ka rrethuar zonën me perimetër sigurie për të vijuar hetimet e për të zbuluar shkakun e përplasjes së dy automjeteve, që mendohet të jetë parakalim i gabuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.