Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën e Portit, Himarë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt dhe gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale,
ka kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe ka thyer xhamat e pasmë të automjetit të Policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
