Perveç stafit të Skenderbeut edhe mjeku i Egnatias, Emiljano Bizhdili asistoi duke shpëtuar jetën e një tifozi të Skënderbeut, gjatë ndeshjes së luajtur në Korcë. Një tifoz korcar ka rënë nga shkallët e stadiumit dhe pati futje të gjuhës brenda, ndaj ndërhyrja e shpejtë e mjekut të skuadrës rrogozhinase ka rezultuar shpëtimtare. Përkushtimi, profesionalizmi i mjekut Bizhdili, në prani edhe të stafeve mjekësore të dy skuadrave, e riktheu në jetë tifozin korcar, i cili pastaj u dërgua me urgjencë në spital, me aumbulancën që asistonte ndeshjen Skënderbeu-Egnatia.
Për pasojë, ndeshja u ndërpre. Kjo është Egnatia, një klub model edhe në këtë drejtim, mjeku i së cilës shndërrohet në hero në Korcë, duke shpëtuar jetën e tifozit të Skënderbeut.
Jo më kot fansat korçar e duartrokitën dr. Emiljano Bizhdillin.
Gjithashtu një bravo e madhe për stafin mjekësor te KF Skenderbeut që me plot gojë tregoi se janë njerëzit më të domosdoshëm në stadium. /Xhoda sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.