Vetem pak minuta më parë familjarët kanë dhënë lajmin e hidhur….Ndahet nga jeta Llazi Pula gjimnasti i cili ka bërë historinë e gjimnastikës korçare dhe asaj shqiptare . Kishte pak kohë që Pula vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi t’ia dilte. Korçari i njohur do ta fillonte sportin e gjimnastikës që kur ishte i vogël, nxënës në shkollën “7 Nëntori”
dhe më pas do të bëhej pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe më vonë i “Shkëndijës” së Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.
Përtej sportit Llazi Pula ka qenë dhe një mësues i njohur i edukimit fizik.
Faqja KorcaBlog.com i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen e njeriut të dashur !
