Kapiteni Frashëri: “Skënderbeu shkon më lart se vendi i 4-të, jemi njësoj si Partizani, Tirana apo Egnatia…

Kapiteni i Skënderbeut, Erlis Frashëri dha prononcimin e tij pas barazimit me Partizanin. Mbrojtësi i djathtë beson se ekipi i tij mund të bëjë akoma më mirë se vendi i 4-të pasi nuk ka shumë diferenca me 3 skuadrat e mësipërme. “Kemi punuar shumë, stafi ka punaur shumë mirë. E treguam që nuk jemi surprizë, kem iqenë në vendin e 4-të ehde në fazën e parë. Golin nuk dueht ta merrnim aq shpejt, patëm rastet tona ashtu siç i pati edhe Partizani.

Ne nuk flasim për vendin e 4-të, thejshtë bëjmë maksimumin, janë djemë të rinj.

Besoj që me këtë grup do të ecim shumë lart. Tani jemi në vend të 4-të dhe pse të mos jemi më lart se kaq, nuk është se jemi më poshtë Partizanit, Tiranës apo Egnatias. Luajmë lojën tonë dhe duhet të shfrytëzojmë në maksimum rastet.

Ne do të japim maksimumin të japim çdo gjë dhe nëse vazhdojmë kështu mund të shkojmë në vendin e 3-të apo më lart.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.