20-vjeçari nga Maliqi bën të fortin me BMW, nuk i bindet urrdhrit për dokumentat ,nis procedimi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. V., 20 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në qytet Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të paraqitur dokumentacionin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.