Po vijnë emigrantët për festa, fluks në Kapshticë…

Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj me 1686 shtetas.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë,

pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.

Ndersa fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit. Ashtu si çdo vit shtetasit shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë në Greqi do të udhëtojnë kilometra të tëra, për të mos i munguar tryezës familjare në këto ditë festash.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.