Gaz Paja dhe partnerja e tij i japin fund martesës?

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës. Të paktën në këtë përfundim kanë çuar disa detaje. Si fillim postimet e aktorit me Irën muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik. Më pas Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Mungesa e partneres me të cilin është shfaqur shpesh në dalje të tilla tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Sakaq, ajo që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit është Ira e cila nuk e ndjek aktorin as në Instagram.

Dyshja u martuan në qershor 2019 dhe janë prindër të një djali.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.