Thesar pa emër” është padyshim një nga këngët më të bukura të Jonida Maiqit, ndoshta edhe më e bukura, kur mendon se është dedikim për të birin e saj, në atë kohë ende të palindur, këngë që sot artistja e ka përdorur për t’i uruar datëlindjen e Dan. Bashkangjitur me një performancë të këngës të disa viteve më parë, këngëtarja, që me djalin ka një lidhje të fortë
dhe emocionale shkruan:
12 vjet më parë vendosa të ndaj me ju ndjesinë më të bukur të jetës sime në formë artistike, në atë që di të bëj më mirë. Sa herë e dëgjoj ndër vite këtë këngë emocionohem dhe ende sot e kësaj dite përlotem.
Sot ndihem më e brishtë por edhe më e fortë sepse prej tim biri kam mësuar shumë???????? Vitet kalojnë më shpejt kur bëhesh nënë dhe kjo eksperiencë jetësore është thelbi i ekzistencës sime. Kur këndoja këtë këngë të kam imagjinuar pa fund por nuk ma merrte mendja kurrë që do të bekohesha me një djalë aq special e të mrekullueshëm si ti që fal kaq shumë dashuri.
Love you Dan my Peter Pan.”
