Triumfoi në Festivalin e Këngës, Besa Kokëdhima bën premtimin për në Eurovision…

Besa Kokëdhima ishte një na fitueset e Festivalit të Këngës, teksa triumfoi me votat e publikut dhe fitoi kështu të drejtën (dhe privilegjin) për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, një arritje që padyshim cdo artist e dëshiron. Fitorja e Besës është mirëpritur nga publiku në përgjithësi, teksa sigurisht vlerësohet zëri dhe performanca e saj, ndërsa mbrëmjen e djeshme artistja ka bërë reagimin e parë, pas gjithë “rrëmujës” së ditëve të fundit.

Në një postim në Instagram, ajo falenderon publikun, i jep vendin e tyre bashkëpunëtorëve për këngën fituese dhe sigurisht, bën një premtim për në Eurosong:

“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSh ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.