‘Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime’/ Politikania italiane kujton Silvio Berlusconi: “Te dua pa masë

Politikania italiane, Marta Fascina ka kujtuar partnerin e saj Silvio Berlusconi, themeluesi i Forza Italia, në ditën e Krishlindjeve. Ajo ka publikuar një foto në krah të Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor, dhe shkruan: “Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime. Të dua pa masë”.

Martina është partnerja e fundit e ish-kryeministrit të ndjerë italian dhe kishin 54 vite diferencë.

Deputetja ka qenë e fejuar me Silvio Berlusconin nga viti 2020 dhe në ndarjen e tij nga jeta në muajin qershor. Në testamentin e tij, Silvio Berlusconi i ka lënë 33-vjeçares një shumë prej 100 milionë euro. Marta Fascina u rikthye në Parlament në fillim të nëntorit, pas disa muajsh mungesë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.