Selaniku ‘qan’ për Vassilis Karras, këndojnë gjithë natën këngët e tij(Video)

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Prej dy vitesh po përballej me kancerin, ndërkohë kohët e fundit Karras ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik. Krahas postimeve të njerëzve në rrjetet sociale dhe “lamtumirës” së kolegëve të tij, në prag të Krishtlindjeve, qytetarët e Selanikut

kanë nderuar Vassilis Karras, raporton Protothema.

Ndersa shihen turma njerëzish në rrugën kryesore të qytetit, duke nderuar Vassilis Karras, duke kënduar këngët e tij nga veriu në jug të qytetit.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, që ishte dëshira e tij e fundit. Të martën, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik. Varrimi do të mbahet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij.

@autonomos.tv

#autonomos_tv #thessaloniki #karras

♬ πρωτότυπος ήχος – autonomos_tv

https://youtube.com/shorts/gVicmjqmY4g?si=-fJtBLIWtXPagXK8