‘Le nam’ burri në Zvirinë ,e mer peng adoleshentin pasi i hodhi kapsollë…

Disa adoleshentë nga Zvirina e Korçës kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania në lidhje me një incident të çuditshëm që sipas tyre ka ndodhur në këtë fshat. Ata shprehen se një burrë mori peng shokun e tyre duke e futur me forcë në shtëpinë e tij dhe duke i bërtitur atij dhe shokëve të tij me fjalor banal. Adoleshentët informojnë se shkak për këtë ishte fakti se djali hodhi një kapsollë në rrugë. Ata kanë dërguar edhe një video që kanë mundur të filmojnë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 46 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, për disa minuta, pa dëshirën e tij, një 12-vjeçar, sepse pretendon se i mituri dhe bashkëmoshatarë të tij, e kanë shqetësuar duke i hedhur fishekzjarrë, në oborrin e banesës. Rasti është postuar dhe në portalin “JOQ”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.