Nuk kalojnë te vizat e bardha, policia nis gjobat për këmbësorët

Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente. Shërbimet e policisë ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve. Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.

Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.

https://youtube.com/shorts/NILYyFJkY3o?si=_b-Rh49cnwpnTr5G

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.