Rreth 21 qytetarë me fraktura janë trajtuar në spitalin rajonal të Korçës edhe në atë të Pogradecit. Shkak janë bërë shtresat e akullit ne rrugicat e qytetit qe pasuan pas reshjeve intensive të dëborës dhe uljes se ndjeshme të temperatura disa grade nen zero. Sipas mjekëve rastet që paraqiten në spital janë më shumë, por jo të gjitha janë me fraktura. Ne spitalin e Pogradecit janë trajtuar 13 raste
ndërsa në atë të Korçës 8 raste ndërkohë qe 2 prej rasteve me te renda janë transportuar për mjekim me te specializuar ne Tirane.
Qytetarët thonë se gjatë këtyre diteve kanë treguar kujdes të shtuar dhe kanë shmangur lëvizjet e panevojshme pasi në rrugicat e qytetit ka prezence të madhe të akullit. Ndërkohë mjekët bëjnë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë ecjes në rrugë sidomos për moshat e treta të cilët rrezikojnë me shumë për fraktura të rënda në rast se rrëzohen në akull./ Ballkan Web

