E rëndë/ Në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari hidhet nga banesa…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Fatish të Peqinit, ku një 35-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia thotë se dyshohet që në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari është hedhur nga lartësia e banesës ku jetonte. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.

Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore”, bën me dije policia. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.