E rëndë në Korçë/ Gjendet në shkallët e pallatit i vdekur 47-vjeçari…

Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një person me inicialet J.M., 47 vjeç, është gjendur pa shenja jete në shkallët e pallatit ku banonte. Personit nuk iu gjend asnjë shenjë dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.