Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e të dielës në rrugën Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes së dy makinave. Goditja ka qenë aq e fortë, sa njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.
Policia tha se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave te lejuara.
