Investimit i del boja /Shembet rruga Korçe – Erseke në Qafen e Qarrit….

Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por ndërsa të gjitha afatet janë shkelur, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por në një segment të tij të sapo ndërtuar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshëm. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Rruga Korçë–Ersekë është kthyer në një greminë, e cila po gllabëron miliona euro nga buxheti i shtetit. Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë e kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Fat i madh qe shembja nuk “perpiu” askend dhe kjo situatë kaloi pa jete te humbura. Shpresojme shume qe SPAK te shikoje dhe të preke problematikat nga afër….

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.