Po sikur të kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi?/ Ky aks ishte i hapur dhe i aksesushëm nga automjetet…

Nga Kolonja e Bashkuar:

Babëzi deri në histeri.
Na ishte seç na ishte. Njëherë e një kohë në një cep të Ilirisë tre vëllezër për tu mbrojtur nga armiqtë nisën të ndërtojnë një kala. Gurrët i kishin zgjedhur të mëdhenj dhe i vendosnin njëri mbi tjetrin për ndërtimin e bedenave të forta. Ditën ndërtoheshin muret e kalasë e natën ata rrëzoheshin.

Kjo u bë e përditshme dhe e mërzitshme dhe për këtë ata ju lutën shpirtit të babait i cili kishte kohë që kishte vdekur.

Ai i shfaqet vëllait të vogël dhe i kërkon që në murr të ngurosnin një nga nuset e djemve që do tu sillte bukën në drekë etj etj etj.
Kjo ishte miti i një kalaje me gurë që nuk qëndronte më këmbë por si tja vëmë emrin kësaj kalasë tonë prej rrëre që fatmirësisht nuk mori jetën e atyre pak banorëve të Kolonjës që kishin gati një vit që kalonin në këtë perversitet, babërdi, aferë apo quheni si të doni.

Rruga nga krahu i Kolonjës është më e ngushtë, me pjerësi ku përqindja është shumë e madhe për lartësitë deri në 2000 metra detare, me vepra arti të eleminuara për shkak të babëzisë si dhe zgjatja në pafundësi e punimeve. Përveç se autoritetet, sot duhet të reagojnë kolonjarët kudo që ndodhen, dhe duhet ta trajtojnë këtë skandal tamam sikur aty të jenë humbur jetë njerëzish.

Vërtet firma nuk e ka dorzuar rrugën por ky aks ishte i hapur dhe i aksesushëm nga automjetet.

Po sikur të kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi???!!!
Kush duhej të ngurosej në ato kthise (murre të ndërtuar përfund tokave apo ledheve) që kishte ndërtuar firma përfund përenjve të Gramozit ku mbi to kalonin automjete të rënda???!!!.
Kolonja në kohën e injorancës së madhe nxori burra që shpëtuan kombin dhe sot populli i saj duhet të reagojë për këtë tallje të madhe, për këtë mynxyrë që firma ndërtuese desh ja shkaktoj asaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.