Skandali me rrugën 65mln euro/ Avokati Korçar i drejtohet spak-ut duke paralajmëruar edhe Bashkinë Korçë, së shpejti…

Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë – Korçë ditën e djeshme, kanë ardhur dhe reagimet e para. Avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe kompaninë A.N.K që po kryen investimin për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.