E rëndë në Pogradec/ Gjendet i vetëvarur 44-vjeçari….ishte në kërkim prej rreth 25 ditësh

Gjendet i vetëvarur një 44-vjeçar në fshatin Senisht të Pogradecit. Mësohet se 44-vjeçari është shpallur në kërkim rreth 25 ditë më parë pasi jetonte në fshatin Pirg të Maliqit. Ai ishte me origjinë nga Mokrra e Pogradecit dhe ka kryer aktin e rëndë të vetëvarjes në banesë në fshatin e origjinës. Sipas informacioneve nuk ka patur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Policia e Pogradecit drejt vendit të ngjarjes, për të pyetur dëshmitarë, ndërsa trupi do të çohet në morg për kqyrjen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.