Moti bën kthesën e papritur/ Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë…

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herë pas hershme kthjellimi. Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herë pas hershme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët. Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.