Çmenduri në burgun e Drenovës/ I dënuari tenton të djegë qelinë por…

Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë. E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaren.

Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ka probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.