E rëndë në Selanik/ Klienti Grek plagos me thikë kuzhinierin shqiptar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku një shqiptar ka mbetur i plagosur. Sipas mediave vendase mësohet se pasditen e së dielës, një debat mes dy shtetasve, një grek dhe tjetri shqiptar agravoi deri në përdorimin e thikës. Ngjarja u regjistrua në një uzinë në zonën e Menemenit dhe sipas asaj që mediat e greke raportojnë se një klient, me shtetësi greke, ka goditur me thikë kuzhinierin shqiptar.

Greku, i cili ishte dhe klient në restorantin ku 65-vjeçari punonte e ka goditur atë me thikë në stomak pas debatit që patën.

Klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas i ka futur thikën në bark dhe është larguar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca, e cila e transportoi shqiptarin drejt spitalit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin grek si dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.