Çmenduri/ Burri me probleme mendore godet dhe hedh në tokë të moshuarin…

Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në bulevardin Vlorë-Skelë. Siç shihet nga pamjet e siguruara duket një person që kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.

Sakaq, disa persona që gjendeshin në bulevard i kanë dhënë ndihmë të moshuarit pas goditjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.