Një 73-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga dritarja e banesës në pallatin ku jetonte. I moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në shtëpi. Gjendja e rënduar psikologjike ka bërë që ai të ndërmarrë aktin ekstrem. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Pazari i Biçikletave”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


