‘Lule e qirinj në vendin ku u vra Grei’/ Kolegët e punës së tij marshojnë në qytet me foton e 19-vjeçarit…

Kolegët e 19-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra ditën e djeshme, kanë bërë homazhe sot në vendin që ndodhi ngjarja e rëndë. Kolegët e tij me lule dhe me foton e tij në duar, kanë marshuar në rrugët e qytetit, deri në vendin që Bihuci u vra me thikë nga 18-vjeçarin Florjan Muka. Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin.

Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës.

Njëra nga koleget e prekur rrëfen se ai e trajtonte si motër dhe argëtohej me fëmijët e saj.

“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”.

Një koleg tjetër zgjodhi të japi një mesazh gjatë kësaj interviste, ku bëri thirrje për çdo të ri që të tregohet i kujdesshëm duke marrë për shembull se një konflikt banal mund të çojë në përfundimin e fatit të Greit.

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashur. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.