Të paktën 8 plumba janë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte një 22-vjeçar shqiptar në Greqi në Peristeri. Sipas mediave, Dhjonisi Kapllani nga Erseka ka mbetur i plagosur lehtë në kofshë dhe është dërguar në spitalin ‘Kryqi i Kuq’. Sipas informacioneve, në vendin ku është qëlluar janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe dy fishekë pistolete.
Ngjarja me armë zjarri ndodhi në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision, në Peristeri.
I riu, i cili kishte dalë nga qelia me dt (8 Korrik), lëvizte me një makinë tip Smart ku ishte pasagjer, kur autorët që udhëtonin me një mjet Audi Q2 i janë vendosur në ndjekje të tij.
Dhjonisi Kapllani rezulton se ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.
Gjithashtu me 30 qershor 2021 është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.



