I ra xhami gjatë punimeve në shtëpi/ Niset me helikopter drejt Traumës i riu nga Pogradeci

POGRADEC- Një 27-vjeçar është dëmtuar gjatë punimeve në shtëpinë e tij në Pogradec. Mësohet se 27-vjeçari Renato Sehiti është dëmtuar me xham gjatë punimeve duke u plagosur në kraharor. Bëhet me dije se Sehiti është nisur drejt Traumës me helikopter.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit’, njofton policia

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.