Babai plagosi me çifte djalin në Pogradec /Flet i afermi i 47-vjeçarit: “Dëgjuam të qara, djali kishte qenë i pirë …

Kushuriri i 47-vjeçarit i cili mbeti i plagosur pasditen e djeshme në Pogradec ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai thotë se nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja por gruaja e tij kishte dëgjuar të qara.

“Gruaja më tha çfarë ndodhi, dëgjoi që qanin aty.

Erdhi ambulanca, e mori. Kur vajta unë, aty kishte njerëz.

Ne i kemi kushërinj, janë të mirë. Nuk është gjë e mirë kjo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që… Sikurse thonë, djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin.” u shpreh i afermi i të plagosurit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.