E rënde në Pogradec/ Babai plagos djalin me çifte…

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur  një konflikt familjar i  çastit  mes babait dhe djalit të  tij. Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe  ka plagosur djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë  shoqërimin e 83 vjeçarit  në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij. Grupi hetimor  në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.