Gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga nga Korça . Parisi i vogël” po shpopullohet vrullshem nga rinia, e madje edhe të rinjtë e qyteteve përreth nuk e kanë më ëndërr të shkojnë në Korçë. Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet dhe rrugët janë dy; “Drejt Tiranës, drejt emigrimit….Ky fakt u vërtetua me vendimin e fundit për të shkrirë Universitetin “Fan S.Noli” pak kohe më parë…
Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Korça kishte mbi 90 mijë banorë, në vitin 2011 kishte rreth 51 mijë banore ndërsa ne censin 2023 tkurja thellohet ,ku Bashkia (Qyteti + 7 njesi administrave kane 60 mije banore) ndersa qyteti i serenatave bie nen 50 mije banore duke i perkitur nje kategorie te 3-të…
Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni prekin qyetaret…
Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar. Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara…
Ndersa ne tregun e punes mungojne kompanite e mëdha serioze që ofrojne vende pune me paga konkuruese….
Korça po vuan gjithashtu mungesen ne vite te politikave per investime strategjike si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.
Edhe megaprojektet per aeroportin, stadiumin ngelen thjesht ne leter dhe zgjohen si endrat ne sirtar sa here kur ka votime…
