‘Bënte 400km në ditë përfshi të shtunat e të Dielat’ /Filo publikon fotot me Drejtorin e Guinnes të Bashkisë Korçë…

Në fokusin e Bashkisë së Korçe janë jo vetëm shtimi i hapësirave të reja të gjelbra por edhe kujdesja dhe asfaltimi i rrugeve te brendshme. Ky proces eshte prezantuar se fundmi edhe nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo në Bulgarec, i cili në një postim të tijin në rrjetin Facebook shkruan: “

Bulgarec/ Sapo ka përfunduar asfaltimi i rrugëve të brendshme në fshatin Bulgarec.

Të tjera investime do të realizojmë për përmirësimin e standardeve të jetesës, infrastrukturës rrugore, si edhe lehtësimin e punëve të fermerëve edhe në njësitë e tjera administrative.

Por ajo ç’ka vihet re eshte mbeshtetja si krah i djathte nga Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Korçës, Ilir Dinellari, i cili ka thyer një rekord në detyrën e titullarit më të lartë . Ai ka harxhuar 3.063.534 lekë benzinë në vetëm një vit e gjysëm .Abuzimi skandaloz i Bashkisë së Korçës është publikuar në raportin zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtatorin e 2021. Auditimi për periudhën kohore 2020-2021 nxori në pah këtë shkelje të rëndë nga ana e drejtorit Dinellari.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion mbi normativat e harxhimit të karburantit rezultoi se për vitin 2020-2021, NSHP, Bashkia Korçë, nuk ka bërë analiza për shpenzimin e karburantit për automjetet që ka në përdorim…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.