Shqipëria është rikthyer te fitoret. Kuqezinjtë e kanë nisur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ekipi i drejtuar nga Silvinjo ka marrë fitoren e parë në histori ndaj Ukrainës, të cilën e mposhtën me rezultatin 1-2 në Pragë. Verdheblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës, teksa Konoplianka kaloi në epërsi Ukrainën në minutën e 47. Por festa zgjati vetëm 5 minuta. Ardian Ismajli përfitoi nga një top në zonën kundërshtare për ta ndalur më pas në rrjetë.
Ndërkohë, në minutën e 66 ishte Jasir Asani ai që përmbysi ndeshjen në 1-2.
Rezultati mbëti i përfunduar deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit. Shqipëria mori kështu një fitore mjaft të rëndësishme, duke na kthyer përsëri ato emocione që përjetuam në kualifikueset e EURO
Ndeshja e rradhës e Kombëtares do të jetë ndaj Gjeorgjisë, të martën në “Air Albania” aty ku tifozët shqiptar kanë ‘zaptuar’ çdo stol të tribunave.
Formacionet zyrtare:
Ukraina (4-1-4-1) – Trubin; Konoplyia, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko; Brazhko; Tsygankov, Shaparenko, Sudakov, Kabaev; Yaremchuk. Trajner: S. Rebrov
Shqipëria (4-3-3) – Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami. Trajner: Sylvinho

