Skenderbeu bie në minutën e fundit/ Ish tekniku Daja triumfon në start me Dinamon

Dinamo ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të “bluve”. Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Baton Zabërgjan.

Por pjesa e dytë nisi me shumë ritëm nga Skënderbeu që kërkoi dhe gjeti falë një penalltie golin e barazimit. Më pas rastet nuk munguan në të dy portat, por askush nuk dukej se kishte saktësinë për të çuar topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 90, pas një pavëmendje në prapavijën korçarë, Mandela i cili kishte qenë në hije gjatë ndeshjes, lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Alia, duke siguruar fitoren 2-1 të Dinamos.

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për suksesin e ekipit të tij ndaj Skënderbeut, teksa ia kushtoi mentaliteti fitimtar të lojtarëve të tij.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 7pikëve në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, Skënderbeu në vendin e 9-të ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjesh.

DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
6′ Zabërgja, 90′ Mandela / 54′ (p) Rashica

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Meksi, Lorran, Gudiabi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu, Mandela,
Trajner: Ilir Daja

SKËNDERBEU: Alia, Fernando, Prençi, Gërço, Vangjeli, Rabiu, Janaqi, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.