Një moment historik , Gattuso e feston duke qërasur ekipin me iphone 16

Aventura e Rino Gattuso në Kroaci, në pankinën e Hajdukut të Splitit, nuk nisi në mënyrën më të mirë për shkak të eliminimit në turet paraprake të Ligës së Konferencës ndaj sllovakëve të Ruzemberok. Më pas erdhi dorëheqja e drejtorit sportiv Nikola Kalinic (njeriu që e kishte zgjedhur atë) dhe përplasja me Ivan Perisic, që përfundoi jashtë skuadrës.

Shpagimi për trajnerin italian mbërriti në kampionat, ku skuadra e tij nuk ka humbur asnjëherë në 6 ndeshje (4 fitore dhe 2 barazime). Në këtë moment e gjen veten në krye të tabelës së renditjes, bashku me Rijeka.

Një moment historik, që Gattuso, i cili nuk është i panjohur për sjelljen bujare ndaj lojtarëve dhe stafit në karrierën e tij, donte ta festonte duke shpenzuar rreth 40 mijë euro. Po për çfarë? Duke iu blerë si dhuratë të gjithëve, lojtarë e staf teknik, 35 iPhone 16, modeli më i fundit i lançuar nga kompania “Cupertino”.

Gjesti i ish-mesfushorit italian erdhi pas fitores si mysafir (1-0, me gol të ish-lojtarit të Interit, Livaja), në ndeshjen më të përzemërt, ndaj rivalëve të mëdhenj Dinamo Zagreb. Siç u përmend, për ish-mesfushorin e Milanit nuk janë diçka e re aktet e bujarisë.

Në vitin 2014 ishte trajner në Greqi, tek Ofi i Kretës. Pas dorëheqjes vendosi të paguante personalisht rrogat e lojtarëve (rreth 50 mijë euro), ndërsa në vitin 2019, kur i dha lamtumirën Milanit, refuzoi pagesën e largimit.

Te Piza, në periudhën 2-vjeçare (2015-2017) bleu kuti me ujë për lojtarët e tij, ndërsa te Napoli, gjatë valës së parë të Covid-it, zgjodhi të hiqte dorë nga paga për të lejuar klubin të paguante stafin dhe punonjësit e magazinës. Tani edhe në Kroaci e njohin bujarinë e Rinos dhe në ditët në vijim çdo lojtar dhe staf do të marrë dhuratën e çmuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.