Gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga nga Korça .Parisi i vogël” po shpopullohet vrullshem nga rinia, e madje edhe të rinjtë e qyteteve përreth nuk e kanë më ëndërr të shkojnë në Korçë. Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet dhe rrugët janë dy; “Drejt Tiranës, drejt emigrimit….Ky fakt u vërtetua me vendimin e fundit për të shkrirë Universitetin “Fan S.Noli” pak kohe më parë…
Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Korça kishte mbi 90 mijë banorë, në vitin 2011 kishte rreth 51 mijë banore ndërsa ne censin 2023 tkurja thellohet ,ku Bashkia (Qyteti + 7 njesi administrave kane 60 mije banore) ndersa qyteti i serenatave bie nen 50 mije banore duke i perkitur nje kategorie te 3-të…
Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni prekin qyetaret…
Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar. Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara…
Ndersa ne tregun e punes mungojne kompanite e mëdha serioze që ofrojne vende pune me paga konkuruese….
Korça po vuan gjithashtu mungesen ne vite te politikave per investime strategjike si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.
Edhe megaprojektet per aeroportin, stadiumin ngelen thjesht ne leter dhe zgjohen si endrat ne sirtar sa here kur ka votime…
Ndersa edhe Eurostati deklaroi per Veriun dhe jugun e Shqipërisë se bashku me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE.