Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ BMW del nga rruga, 2 persona përfundojnë në spital

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin “Pogradec-Qafe Thane ” nga ku mësohet se një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në aksin Pogradec – Qafë Thanë, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.     

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.