Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçsar, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj. “O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete.
Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.
Kujtojme qe 37-vjeçari u transportua në ambientet e spitalit mesditën e sotme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit. Ishin familjarët ata që njoftuan policinë dhe ambulancën, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, 37-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.

