Makina të bëra copë’/ Pamjet ‘nga aksidenti tragjik në Pojskë me një të vdekur e 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë mëngjesin e sotëm. Raportohet dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Pojskë .Për pasojë ka humbur jetën Martin Kastrioti 34 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve që po udhëtonin në mjetin tjetër. Ata janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

Ndërkohë në pamjet shihet makinat e shkatërruara nga përplasja.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.
Martin Kastrioti

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.