Debora fut në kolaps trafikun, rradhë kilometrike në Qafe Thanë /Shoferët: ‘Asnjë polic në terren…

Radhë kilometrike makinash raportohen në aksin rrugor të Përrenjasit në drejtim të Tiranës. Prej disa orësh, makinat thuajse nuk lëvizin fare, teksa janë bllokuar në rrugën e mbuluar nga dëbora.

Qytetarët ankohen se në terren nuk ka asnjë punonjës të Policisë Rrugore që të menaxhojë trafikun e rënduar.

Po ashtu, situatë e rënduar mbetet edhe në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku raportohet se për disa orë është bllokuar plotësisht trafiku.

Sakaq, Policia Rrugore ka reaguar duke deklaruar se ndodhet në terren dhe trafiku është drejt normalizimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.