Aksident në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërsa njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor “Smoking kills”, për goditjen e një rasti të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
U kap në flagrancë në aksin rrugor “Pogradec – Qafë Thanë”, duke transportuar me automjet, 495 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia, arrestohet 48-vjeçari.
48-vjeçari, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të kontrabandës.
Sekuestrohen stekat me cigare, automjeti dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Smoking kills”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Pogradec – Qafë Thanë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. H. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 495 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Burime të siguruara thanë se shtetasi gjerman pas martesës me një korçare jetonte në qytetin juglindor të vendit.
Burime të siguruara thanë se ekspertët e policisë së Korçës janë në banesë dhe po bëjnë këqyrjen paraprake të trupit për të parë shkaqet e këtij shtetasi gjerman.
Deri tani policia nuk ka bërë asgjë të ditur lidhur me ngjarjen.