U godit me shqelma nga analisti i njohur/ Kujtim Gjuzi: “Më shau në sy të kryetares së degës …

Pas incidentit të përplasjes fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat. Gjuzi shpjegoi se situata ka shpërthyer kur Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar drejtpërdrejt tek ai, duke e fyer dhe sharë

Sipas tij, fjalët që Demaliaj përdori ishin të rënda dhe të papërshtatshme, duke e fyer publikisht përballë një gruaje, e cila ishte kryetarja e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, e cila po qëndronte me të në atë moment.

Gjuzi theksoi se i kërkoi disa herë Demaliajt të tërhiqej, por ai nuk e ndaloi. Pavarësisht tensioneve, Gjuzi vendosi të ruante qetësinë dhe të shmangte çdo përshkallëzim të situatës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e badigardëve të hotelit për të ndihmuar që situata të qetësohej, duke e cilësuar atë si një tentativë për të pasur një sulm fizik.

“Për mua ishte një tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi, duke nënvizuar se ndonëse ishte provokuar, ai nuk ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.