Sfida përcaktuese për fatet e sezonit/ Klubi i Skënderbeut pritet të plotësojë kërkesën e tifozëve me Tiranën

Dita e shtunë, ora 15:30, do të sjellë një finale për mbijetesën në Superiore. Skënderbeu do të presë Tiranën në Korçë për llogari të javës së 34-t. Tifozët korçarë kanë kërkuar që hyrja në tribunën ballore të jetë falas. Dhe klubi korçar pritet të njoftojë zyrtarisht pranimin e kërkesës.

Tribuna C pritet të jetë e tejmbushur për objektivin mbijetesë.

Skënderbeu numëron aktualisht 1 pikë më tepër se Tirana. Rezultati pozitiv do u shtonte motivimin bardhekuqve, për pjesën e mbetur.