Filloi shpërndarja e miellit në Maliq/ Deputeti i Pd-se nxjerr fotot :”Ja kështu do na futë në Europë

Fushata elektorale duket se ka arritur kulmin dhe duket se janë shtuar edhe akuzat dhe kundër-akuzat ndaj palëve politike në terren. Një përplasje në 24 orët e fundit është regjistruar edhe në zonën e Maliqit, ku fillimisht ishte deputeti i PD-së Edmond Spaho, ai i cili shpërndau disa foto në rrjetet sociale, ku dhjetra qytetarë po merrnin thasë me miell, sipas demokratit, në këmbim të votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave. PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.

Shihni fotot e maskarenjve qe shperndajne miell per vota dhe qe pretendojne te na fusin ne Europe.

Neser do ju bej kallzim penal ne SPAK shkruan Emond Spaho…