Nga Armand Braho:
Peleshi “zhdëp” në dru drejtuesit e PS Pogradec, bie kufiri i hekurt i Qafë-Plloçës
E bënë faqen zyrtare të PS Pogradec si Zegj(q)ineja e Fierit dhe tentojnë të më intimidojnë dhe censurojnë, publikisht. Ky është një skenar i njohur për mua, por fatkeqësisht nuk i ndihmoj dot në hallin që i ka zënë. Dje kanë kundërshtuar verbërisht, me retorikë politike të mbrapshtë, pa pikë reflektimi dhe me injorancë të dukshme, denoncimin tim për Niko Peleshin, i cili përdor imazhin dhe figurën e fëmijëve nën 14-vjeç për përfitim elektoral.
Unë nuk e kuptoj çfarë prindërish janë këta politikanë të llumit, që nuk përfaqësojnë asgjë. Inatin e tyre me Saliun le ta zgjidhin me të; unë nuk i ndihmoj dot as këtu.
Por le të themi disa të vërteta!
Dihet që marrëdhëniet e Peleshit me drejtuesit politikë të PS Pogradec janë si ajo nusja me atë vjehrrën grindavece. Askush më shumë se socialistët pogradecarë nuk e shan Peleshin, madje kritikat e mia janë shumë të vogla përpara sharjeve brenda llojit. Aty ku fluturon në mbledhje edhe “libri i shtëpisë” apo “lista e dasmës” ndërmjet njëri-tjetrit.
Duket se pas konstatimit tim për krim elektoral,
Peleshi ka shembur murin e Qafë-Plloçës, u ka hyrë në “shtëpinë politike” socialistëve pogradecarë, i ka “rrahur” dhe i ka ndërsyer kundër meje, me arsyetimin se këta duhet të jenë avokatët e sulltanit në rënie të qarkut të Korçës. Me sy të mjegulluar nga lotët e rrahjes dhe me një ndjenjë të zbehtë detyrimi, të sforcuar, shkruajnë kundër meje dhe thonë “që bëj deklarata qesharake”.
Po, edhe mbase mund të jenë qesharake, por të paktën nuk janë deklarata të përfitimit të tenderave, krimeve elektorale dhe masakrës që po i bëjnë së bashku qytetit.
I trodhi dhe drejtuesit e PS-së Pogradec, Niko Peleshi dhe i ka bërë si leckën më të ndyrë të fshirjes së këmbëve. I ktheu në papagallë, madje aspak të zotët për të artikuluar një mbrojtje për të.
Por ashtu siç edhe thotë Peleshi tavolinave, “Pogradecarët nuk kanë profesionistë” as brenda strukturave të Partisë së tij.
Brenda kësaj jave e deri më 11 maj do të dokumentoj dhe do të denoncoj në KQZ dhe SPAK të gjitha krimet elektorale. Prej sot nis denoncimin e parë zyrtarisht në KQZ, i cili lidhet me përdorimin e imazhit të fëmijëve në fushatën elektorale, për të vazhduar më tej me shumë elementë të tjerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




