Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të parë nga Korça për përplasjen në distancë me Partinë Socialiste, forca politike që drejton vendin prej tre mandatesh dhe ku vetë Tom Doshi ka aderuar dikur. Mirëpo, pavarësisht debateve dhe përplasjeve në distancë, Tom Doshi ka shuar çdo dyshim për bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nga qyteti juglindor, ai është shprehur se PSD nuk do të sjellë kurrë Berishën në pushtet.
Gjatë fjalës së tij, Doshi akuzoi Peleshin për ushtrim presioni ndaj administratës dhe votuesve të PSD-së në Korçë, duke i bërë thirrje atij që të ndalë ndërhyrjet dhe të respektojë zgjedhjet e lira.
Megjithatë, kreu i PSD-së deklaroi se, pavarësisht këtyre problemeve lokale, Partia Social Demokrate do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Socialiste në të ardhmen.
Ai theksoi qartë se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të ketë kurrë bashkëpunim, duke e akuzuar këtë të fundit si një ndër përgjegjësit kryesorë të situatës aktuale të vendit.
“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë për ps por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.
Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës…
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




