Peleshi i bën qejfin vetes: “E rilindën Korçën me krijimin e Pedonales, solli estetikë,ekonomi,identitet..

Shpesh qytetaret Korçare behen nostalgjike dhe kujtojne me mall Korçen e vjeter, pa kullen dhe shkallet e saj ,bibloteken apo sheshin e bollshem para katedrales. Në Korçë shpesh thuhet me ze te larte humbëm disa sheshe dhe ngushtuan disa rrugë, ndersa sot kemi një pedonale dhe institucione te zhvendosura…Por në antiteze me to eshte Niko Peleshi ..,

Ai shkruan:

#PërTëMosHarruar | Kur nisëm projektin e Pedonales së Korçës, dyshimet ishin të mëdha, zërat kritikë të shumtë. Por sot, Pedonalja është një histori suksesi, si shumë të tjera që do të vijnë. Sepse qyteti nuk ecën përpara pa guximin për të ndryshuar. Dhe ky ndryshim solli jo vetëm estetikë, por jetë, ekonomi, identitet.

🌹✋🏻 Pedonalja ishte hapi i parë. Pas saj, një qytet i tërë nisi të rilindë. E kujtojmë sot këtë histori për të kuptuar se transformimi kërkon durim, vullnet dhe mbi të gjitha, e kujtojmë për të mos harruar se çdo hap përpara nis nga një vendim i guximshëm shkruan Niko Peleshi duke u sforcaruar te kujtoje per zgjedhje sa puna ka bere vite me pare…

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: