Banoret shprehen qe Bashkia Korçë ka një burokraci te tepruar per te vajtur ne zyrën e Kryetarit te Bashkise, nje hallke tjeter e shtuar ne administratin e Bashkise. Një punonjese e sportelit te Bashkise duhet te sherbeje si ure lidhjeje, per t’i dhëne sekretares së Raqkës identitetin dhe numrin e kontaktit te qytetarit.
Sorollatje, shpenzime, dhe ajo që eshte me e rendesishme: kane kaluar mbi 6 jave dhe asnje telefonate shprehen banorët.
Mos valle behet seleksionim i personave pyesin me tej ata.
Dhe pastaj hiqet pergjegjesia, sepse asnje dokument nuk jepet nga sporteli. Nuk eshte ne nderin e institucionit dhe ne nderin tuaj si Kryetar Bashkie I zgjedhur nga populli qe Bashkia te jete kyçur dhe ju te jeni Brenda saj. Hapeni ate per popullin sepse nuk eshte prone e juaj shprehen më tej ata.
Ndersa nuk kanë ku të ankohen për problematikat e tyre pasi Bashkia është pronë private e disa personave sipas tyre.

